Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 10 nëntor 2020, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi kërkesat: 1. KI 08/19; 2. KI 42/19; 3. KI 80/19; 4. KI 101/19; 5. KI 138/19; 6. KI 139/19; 7. KI 189/19; 8. KI 34/20; 9. KI 47/20 dhe 10. KI 128/20. Më poshtë mund të lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve (tekstet e plota të vendimeve do t’u dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):
1. Lënda: KI 08/19
Parashtrues: Gafurr Haziri
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [PML.nr.258/2018], të datës 6 nëntor 2018. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me këtë vendim i janë shkelur të drejtat e tij, të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohet në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.
2. Lënda: KI 42/19
Parashtrues: Muhamet Prapashtica
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [PML. nr.243/2018], të datës 12 nëntor 2018, në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës [PAKR. Nr.453/ 2017], të datës 9 mars 2018 dhe me aktgjykimin e Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë [PKR. nr.624/2008], të datës 15 qershor 2017. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se aktgjykimi është nxjerrë në shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të tij, të garantuara me nenin 23 [Dinjiteti i Njeriut] dhe me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.
3. Lënda: KI 80/19
Parashtrues: Radomir Dimitrijeviq
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovarë të Privatizimit, [AC-I-18-0547-A0001], të datës 21 shkurt 2019. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me këtë aktgjykim janë shkelur të drejtat e tij, të garantuara me nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], nenin 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave] dhe nenin 102 [Parimet e përgjithshme të sistemit gjyqësor] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe me nenin 1 të Protokollit nr. 1 (Mbrojtja e pronës) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ).
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesat individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 59 (1) të Rregullores së punës:
VENDOS
I. TË DEKLAROJË kërkesën të pranueshme;
II. TË KONSTATOJË shkelje të nenit 31.1 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6.1 [E Drejta për Proces të Rregullt Gjyqësor] të KEDNJ-së;
III. TA SHPALLË të pavlefshëm Aktvendimin e Kolegjit të Apelit AC-I-0547-A0001, të 21 shkurti 2019 dhe KTHEN të njëjtin për rivendosje, në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës;
IV. MBETET e përkushtuar ndaj çështjes, në pritje të respektimit të këtij urdhri;
4. Lënda: KI 101/19
Parashtrues: Lubisha Trajkoviq
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës [AC-I-16-0209-A0001], të datës 7 shkurt 2019, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenet 3 [Barazia para Ligjit], 24 [Barazia para Ligjit] dhe 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 22 [Procedimi i kërkesës] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenin 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.
5. Lënda: KI 138/19
Parashtrues: Ibish Rraci
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [AA. nr. 31/2019], të datës 16 prill 2019, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte shkeljen e të drejtave të tij të garantuara me nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe me nenin 6.1 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesat individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.
6. Lënda: KI 139/19
Parashtrues: Riad Bejtullahu
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Pml.nr. 86/2019], të datës 2 prill 2019, në lidhje me aktvendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës [PAM.nr. 77/2018], të datës 7 dhjetor 2018 dhe me aktvendimin e Departamentit për të Mitur të Gjykatës Themelore në Gjilan [PM.nr.89/2018], të datës 22 tetorit 2018. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me këtë aktgjykim i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E Drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 22 [Procedimi i kërkesës] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.
7. Lënda: KI 189/19
Parashtrues: Alban Miftaraj
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [ARJ-UZPV. nr. 85/2019], të datës 26 qershor 2019, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenet: 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit] dhe 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 [E Drejta për një Proces të Rregullt Gjyqësor] të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesat Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (1)(b), 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.
8. Lënda: KI 34/20
Parashtrues: Ramadan Zogaj
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme [AC-I-0003] për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të datës 17 tetor 2019. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se, me vendimin e kontestuar i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ), me nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike] të Kushtetutës, në lidhje me nenin 13 (E drejta për zgjidhje efektive) të KEDNJ-së, me paragrafin 1 të nenit 3 [Barazia para Ligjit] të Kushtetutës, me nenin 7 [Vlerat] dhe nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës, në lidhje me nenin 1 (Mbrojtja e Pronës) të Protokollit Nr. 1 të KEDNJ-së.
Kërkesa bazohej në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (1)(a) e 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.
9. Lënda: KI 47/20
Parashtrues: Arben Boletini
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm [PPR. nr. 47/17], të datës 3 shkurt 2017 dhe [P.nr. 820/2017] të nxjerra më 27 shkurt 2017; 20 prill 2017 dhe 22 maj 2017. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se, me vendimet e kontestuara i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me paragrafët 2 dhe 3 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme], me nenin 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], me nenin 23 [Dinjiteti i Njeriut] dhe 24 [Barazia para Ligjit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me nenin 22 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e Politike dhe Protokollet e saj, Konventën Kornizë të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare dhe me Konventën kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjera Mizore, Jonjerëzore dhe Poshtëruese.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 22.4 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 32 (2)(h), 35 (5) dhe 59 (3) të Rregullores së punës, kërkesa të refuzohet.
10. Lënda: KI 128/20
Parashtrues: Ramadan Sopaj
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [PML.nr.137/2020], të datës 15 qershor 2020, me të cilin, parashtruesi i kërkesës pretendonte t’i jenë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenet: 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], 24 [Barazia para Ligjit] dhe 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Parashtruesi po ashtu kërkoi që Gjykata “të lëshoj masën e përkohshme, që të shtyjë ekzekutimin e dënimit me burg të tij”.
Kërkesa bazohej në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara], të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale], të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, të refuzohet kërkesa për masë të përkohshme dhe që në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.