Punëtori mbi standardet e Konventës së Stambollit

19.12.2023

Zyrtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës morën pjesë në punëtorinë dyditore mbi standardet e Konventës së Stambollit dhe referencës të tyre në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNj), organizuar me përkrahjen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, më 18 – 19 dhjetor 2023.

Punëtoria ofroi një platformë me rëndësi diskutimi mbi zbatueshmërinë e dispozitave të Konventës së Stambollit në nivel vendi dhe nevojën për harmonizimin e kornizës legjislative vendase me standardet e saj, duke marrë si shembull praktikat e mira ndërkombëtare dhe rastet me rëndësi nga praktika e GJEDNj-së.

Punëtoria e mbajtur, që u organizua në kuadër të Projektit të Këshillit të Evropës “Përafrimi i ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambollit”, synoi forcimin e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve të Gjykatës Kushtetuese për të zbatuar standardet e Konventës së Stambollit dhe referencën e saj në aktgjykimet e Gjykatës.