Njoftim për publikimin e aktgjykimit në rastin KO 100/22 dhe KO 101/22

05.04.2023

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, sot publikoi aktgjykimin në rastin kërkesave të bashkuara KO 100/22, me parashtrues: Abelard Tahiri dhe dhjetë (10) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe KO 101/22, me parashtrues: Arben Gashi dhe dhjetë (10) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në të cilën u kërkua që të bëhet vlerësimi i kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L-136 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Për të lexuar tekstin e plotë të aktgjykimit në rastin KO 100/22 dhe KO 101/22 mund të vizitoni ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese: www.gjk-ks.org ose duke klikuar drejtpërdrejtë në linkun: https://gjk-ks.org/wp-content/uploads/2023/04/ko_100_101_22_agj_shq.pdf