Njoftim për medie

02.02.2012

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, sot e vizitoi Gjykatën Supreme të Izraelit, ku ai u prit në takim zyrtar nga kryetarja e këtij institucioni, znj. Dorit Beinisch. Gjatë takimit të mbajtur në Jerusalem, Kryetari Hasani e njohu znj. Beinisch me përbërjen dhe zhvillimet e fundit në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, duke vënë theksin në vendimet më të rëndësishme të kësaj gjykate.  

Znj. Beinisch u tregua e impresionuar me punën e deritanishme të GJKK-së, për të vazhduar më pas bashkëbisedimin rreth sfidave aktuale të gjyqësisë kushtetuese në të dyja vendet.

Ajo e inkurajoi Kryetarin Hasani që të vazhdohet me punën e mirë në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe në mbështetje të të drejtave të njeriut, për derisa të dyja palët u zotuan për shkëmbim përvojash dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy gjykatave.

Në kuadër të vizitës së parë ndërinstitucionale ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, Kryetari Hasani gjatë ditës zhvilloi takime të shumta edhe në Ministrinë e Jashtme izraelite, ku mes tjerash ai pati një drekë pune edhe me zv.drejtorin e përgjithshëm të Departamentit për Euro-Azi në kuadër të kësaj ministrie, znj. Anna Azari.