Njoftim për medie

15.06.2015

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, prof. dr. Enver Hasani, do të presë në takim të përbashkët kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Bullgarisë, prof. dr. Dimitar Tokushev, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, z. Muammer Topal dhe z. Murat Şen, dhe gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese të Polonisë, prof. dr. Marek  Zubik, të martën, më 16 qershor 2015. 

Takimi do të mbahet në Zyrën e Kryetarit të Gjykatës dhe fillon në orën 12:45.

Delegacionet e nivelit të lartë të gjykatave kushtetuese nga vendet e rajonit dhe ato evropiane po qëndrojnë në Kosovë për të marrë pjesë në ceremoninë lamtumirëse me rastin e përfundimit të mandatit të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, prof. dr. Enver Hasani, që do të mbahet të martën, më 16 qershor 2015, në sallën “Beethoven” të hotelit “Emerald” në Prishtinë, në orën 18:00.