Njoftim për medie

05.11.2013

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, të mërkurën, më 6 nëntor 2013,  do të bëjë prezantimin e Planit strategjik të Gjykatës Kushtetuese 2014-2017, si dhe të tri botimeve të tjera, të titulluara: “Buletini i praktikës gjyqësore i Gjykatës Kushtetuese 2012”, “Antologji e çështjeve substanciale kushtetuese (Përmbledhje juridike)” dhe “Shqyrtimi gjyqësor në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës – Perspektiva gjermane (Përmbledhje juridike)”.
 
Prezantimi i këtyre botimeve do të bëhet nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, me një ceremoni solemne që do të organizohet në hotelin “Sirius” në Prishtinë, duke filluar në orën 11:00.

Pjesëmarrësve në këtë ceremoni, me fjalim përshëndetës, do t’i drejtohen edhe Dr. Peter Blomeyere, ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, si dhe z. Volkmar Theobald, menaxher i Projektit të Agjencisë gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Kosovë (GIZ), e cila edhe ka ndihmuar publikimin e këtyre botimeve.