Njoftim për medie

16.05.2013

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, të enjten, më 16 maj 2013, udhëtoi për një vizitë pune në Turqi, me ftesë të universitetit shtetëror turk Anadolu.

Kryetari Hasani është ftuar në cilësinë e referuesit kryesor të konferencës së organizuar me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Fakultetit Juridik të Universitetit Anadolu, me ç’rast do të mbajë një ligjëratë në temën: “Përbërja dhe juridiksioni i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, si dhe përvojat me ankesat kushtetuese”.

Konferenca do të mbahet në Qendrën e Kongreseve të Universitetit Anadolu, të premten, më 17 maj 2013.