Njoftim për medie

14.11.2012

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, të enjten, më 15 nëntor 2012, do të presë në takim gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me në krye kryetarin e kësaj gjykate, z. Bashkim Dedja.

Takimi do të mbahet në Gjykatoren e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe fillon në orën 16:30.

Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë do të qëndrojë në Kosovë për të marrë pjesë në seminarin e punës me temën: “Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, që do të mbahet në Prishtinë, të premten, më 16 nëntor 2012, i organizuar nga dy gjykatat homologe dhe në bashkëpunim me fondacionin gjerman Hanns Seidel.