Njoftim për medie

16.10.2012

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, të mërkurën, më 17 tetor 2012, do të presë në një takim të përbashkët delegacionet e gjykatave kushtetuese të Sllovenisë dhe të Shqipërisë.

Në krye të delegacionit slloven do të jetë kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Sllovenisë, Prof. dr. Ernest Petriç, ndërkaq delegacioni nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë udhëhiqet nga kryetari z. Bashkim Dedja, i shoqëruar nga gjyqtari Prof. dr. Xhezair Zaganjori.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe profesori i shquar i së Drejtës kushtetuese nga Universiteti i Bolonjës në Itali, Prof. dr. Luca Mezzetti.  

Takimi do të mbahet në Zyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe fillon në orën 09:00.