Njoftim për medie

28.06.2012

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Programin e USAID-it për Sundim Efektiv të Ligjit, do të organizojë konferencën dy ditore në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë, më 29 dhe 30 qershor 2012.

Temë diskutimi në këtë konferencë do të jenë respektimi i të drejtave të njeriut në Kosovë, si dhe zbatimi në praktikë i vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Në mesin e të ftuarve në këtë konferencë janë edhe gjyqtarët amerikanë, Michael Davis dhe  John R. Tunheim, nga Gjykata e Qarkut e Minesotës, të cilët do të ndajnë përvojën e tyre për zbatimin e ligjit në mbrojtje të të drejtave të njeriut në SHBA.