Në ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese është publikuar Buletini periodik i radhës me përmbledhjen e aktgjykimeve dhe aktvendimeve më me rëndësi, të cilat janë nxjerrë nga Gjykata gjatë periudhës tremujore tetor – dhjetor 2023.
Me qëllimin për ta bërë sa më të qartë për lexuesit natyrën e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, aktgjykimet dhe aktvendimet janë klasifikuar sipas pretendimeve të palëve parashtruese, të bazuara në nenet specifike të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Buletini periodik i praktikës gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese është një dokument që përgatitet dhe publikohet nga Sekretaria e Gjykatës çdo tre muaj vetëm për çështje informative.
Për të lexuar Buletinin periodik për periudhën tetor – dhjetor 2023 mund të vizitoni ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese www.gjk-ks.org ose të klikoni këtu