Resolution

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës Rev.nr.203/2020 i 23 shtatorit 2020

Case No. KI 171/20

Applicant: Jakup Ramadani

Download:

KI171/20, Parashtrues: Jakup Ramadani, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës Rev.nr.203/2020 i 23 shtatorit 2020

KI171/20, Aktvendim për papranueshmëri i 7 tetorit 2021, publikuar më 1 nëntor 2021

Fjalët kyç: kërkesë individuale, kontinuitet juridik, legjitimitet pasiv, gjykim i drejtë dhe i paanshëm, kërkesë e papranueshme

Nga shkresat e lëndës rezulton ndërmarrja për distribuimin e energjisë elektrike “Elektrokosova” nga Prishtina, distribucioni në Ferizaj më 02.02.1991 kishte nxjerrë vendim nr.273 për përjashtim nga puna të parashtruesit të kërkesës si dhe vendim nr.710 të 07.03.1991 të shkallës së dytë për refuzim të prapësimit të parashtruesit të kërkesës. Arsyetimi për largim nga puna të parashtruesit të kërkesës kishte qenë mos kryerja e detyrave të punës për një kohë të gjatë dhe ikja nga puna para përfundimit të orarit të punës. Parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur padi kundër Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) lidhur me kompensimin e të ardhurave personale. Gjykata Themelore e refuzoi në tërësi të pabazuar kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës kundër të paditurës KEK lidhur me kompensimin e të ardhurave personale për shkak të mungesës së legjitimitetit pasiv të të paditurës. Gjykata Themelore shpjegoi: (i) se palës së paditur KEK i mungon legjitimiteti pasiv sepse nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për ndërprerjen e marrëdhënies së punës të paditësit (parashtruesit të kërkesës); (ii) parashtruesit të kërkesës i është ndërprerë marrëdhënia e punës nga Elektrokosova; (iii) pala e paditur KEK nuk ka kontinuitet juridik me subjektin e mëparshëm Elektrokosova, në të cilën parashtruesi i kërkesës kishte krijuar marrëdhënie pune; (iii) se pala e paditur KEK është regjistruar në regjistrin e përkohshëm të bizneseve të UNMIK-ut më 06.10.200;  dhe, (iv) pala e paditur KEK nuk ka legjitimitet pasiv sepse nuk ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës parashtruesit të kërkesës. Ky arsyetim i dhënë nga Gjykata Themelore u miratua edhe nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme.

Në procedurë para Gjykatës Kushtetuese, Parashtruesi i kërkesës pretendoi se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me nenet 7 [Vlerat] 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 46 [Mbrojtja e Pronës], 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit] dhe 121 [Prona] të Kushtetutës. Parashtruesi i kërkesës pretendoi se ekziston kontinuiteti juridik ndërmjet Elektrokosovës dhe KEK-ut.

Në vlerësimin e pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, Gjykata vlerësoi se çështja e suksedimit të Elektrokosovës nga KEK është çështje që përcaktohet nga gjykatat e rregullta në kuadër të detyrave dhe prerogativës së tyre për konstatim të gjendjes faktike dhe zbatim të ligjit material e procedural në rastet individuale dhe se në këtë drejtim nuk mund të thuhet se janë cenuar garancitë procedural nga neni 31 i Kushtetutës. Veç kësaj, Gjykata vlerësoi se gjykatat e rregullta kanë shpjeguar se nuk ka kontinuitet  juridik sepse pala e paditur KEK është regjistruar operator i ri i rrjetit energjetik nën administrimin e UNMIK-ut më 06.10. 2000. Gjykata po ashtu theksoi se në jurisprudencën e saj për çështje të ngjashme ka miratuar konstatimet dhe qëndrimet e Gjykatës Supreme që: (i)KEK-ut i mungon legjitimiteti pasiv, (ii) KEK nuk ka kontinuitet juridik me subjektin e mëparshëm Elektrokosova, dhe, se (iii) ky konstatim dhe qëndrim i Gjykatës Supreme nuk cenon garancitë procedurale nga neni 31 i Kushtetutës.

Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, dhe duhet të shpallet e papranueshme, siç përcaktohet me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenin 47 të Ligjit dhe me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.

Applicant:

Jakup Ramadani

Type of Referral:

KI – Individual Referral

Type of act:

Resolution

Referral is manifestly ill-founded

Type of procedure followed before other institutions :

Civil