Aktvendim

Vlerësimi i kushtetutshmërisë të Aktgjykimit të Gjykatës Supreme te Kosovës A.nr.8S/2011, te 31 marsit 2011

Nr. të lëndës KI 67/11

Përmbledhje

Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës duke pretenduar se është shkelur e drejta e tij në pension invalidor, me aktgjykimin e Gjykatës Supreme, që vërtetonte refuzimin e pensionit duke u bazuar në vlerësimin e gabuar të statusit të tij si person me aftësi të kufizuar, Parashtruesi i Kërkesës argumentoi se dokumentacioni mjekësor e mbështeste kërkesën e tij. Gjykata Supreme vendosi se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) kishte autoritetin për të vendosur, duke nxjerr përfundimin se vlerësimi i saj ishte i drejtë.
Gjykata refuzoi të zgjidhte kontestin faktik, duke theksuar se roli i saj i vetëm ishte që të siguronte respektimin e të drejtave të garantuara me Kushtetutë, duke cituar rastin Akdivar kundër Turqisë. Gjykata vendosi se kërkesa ishte e papranueshme dhe ishte qartazi e pabazuar sipas Rregullave 36.2(b) dhe 36.2(c) të Rregullores së Punës pasi që Parashtruesi nuk e kishte dëshmuar shkeljen kushtetuese dhe nuk e kishte specifikuar se cilat të drejta kushtetuese ishin shkelur nga autoritetet publike në bazë të nenit [48] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, ose nuk kishte mundur të demonstronte prima facie se gjykata e shkallës më të ulët ose MPMS kishin qenë të anshme, ose se procedurat ishin të padrejta, duke theksuar se thjeshtë pakënaqësia e Parashtruesit të Kërkesës me një rezultat të caktuar nuk paraqet bazë të mjaftueshme për të parashtruar Kërkesë, duke cituar rastin e GJEDNJ-së Mezotur-Tiszacugi Tarsulat kundër Hungarisë

Parashtruesit:

Selim Berisha

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative