Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimi i kushtetutshmërisë se Aktgjykimit te Gjykatës Supreme të Kosovës Rev. nr. 361/2010, te 24 prillit 2010 dhe Aktvendimit te Gjykatës së Qarkut në Pejë AC. Nr. 111/2010, të 16 qershorit 2010

Nr. të lëndës KI 96/10

Parashtruesit: Nikollë Qetta

Shkarko:

Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pohuar se i janë shkelur të drejtat e tij sipas neneve 31, 46 dhe 53 të Kushtetutës dhe neneve 1 dhe 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me vendimet e Gjykatës Supreme dhe Gjykatës së Qarkut të Pejës në lidhje me të drejtat pronësore të Parashtruesit të kërkesës mbi dy parcela të ndryshme të tokës. Në momentin e parashtrimit të Kërkesës, ankesa e Parashtruesit kundër vendimit të Gjykatës së Qarkut ende nuk ishte zgjidhur në Gjykatën Supreme. Ai nuk arriti të paraqes prova se nuk i ishte paguar kompensimi për tokën që kishte të bënte me aktgjykimin e kontestuar të Gjykatës Supreme, Gjykata vendosi se aspekti i Kërkesës që kishte të bënte me Gjykatën e Qarkut ishte i parakohshëm dhe i papranueshëm sipas nenit 113.7 të Kushtetutës dhe Rregullës 36.1(a) të Rregullores së Punës sepse ankesa e pazgjidhur akoma në Gjykatën Supreme tregonte se nuk ishin shterur të gjitha mjetet potenciale juridike, duke cituar rastin Selmouni kundër Francës për supozimin se sistemi juridik i Kosovës ofron mjete juridike efektive për shkeljet kushtetuese. Gjykata po ashtu vendosi se aspekti i Kërkesës që kishte të bënte me Gjykatën Supreme ishte i papranueshëm sipas nenit 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregullës 36.2(b) pasi që Parashtruesi kishte dështuar të ofrojë prova të cilat do ta bënin këtë një rast prima facie, duke arsyetuar si duhet se kishin ndodhur shkeljet kushtetuese të specifikuara. Gjykata theksoi se roli i saj ishte që të zgjidh pretendimet e shkeljeve kushtetuese e jo që të vendos për kontestet faktike apo të zakonshme ligjore, duke cituar rastet Garcia Ruiz kundër Spanjës dhe Vanek kundër Republikës së Sllovakisë

Parashtruesit:

Nikollë Qetta

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile