Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegji të Ankesave të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, DHPGJS. nr. AC-II-12-0212, të 7 marsit 2013 dhe kërkesë për vendosjen e masës së përkohshme

Nr. të lëndës KI 183/13

Parashtruesit: Agjencia Kosovare e Privatizimit

Shkarko:

Parashtruesi i kërkesës e kishte dorëzuar kërkesën bazuar ne nenin 113,7 ne lidhje me nenin 21,4 të Kushtetutës, duke pretenduar se, Aktvendimi i Kolegjit të Ankesave i DHPGJS-së me nr, AC-II-12-0008, i 23 majit 2013, me të cilin ishte hedhur poshtë ankesa e AKP-së si e papranueshme dhe Aktgjykimi i Gjykatës Komunale në Prishtinë, C, nr, 503/2005, i 5 nëntorit 2007, përmbajnë shkelje si në vijim: i) Shkelje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë të përcaktuar me kapitullin VII, neni 102, paragrafi 3, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me të cilin përcaktohet se gjykatat gjykojnë në bazë të kushtetutës dhe ligjit, ii) Shkelje të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, (KEDNJ), nenit 6, me te cilën parashihet gjykim i drejte dhe i paanshëm; dheAKP-ja shprehe qëndrimin se, Kolegji i Ankesave i DHPGJS, aktvendimin nr, AC-II-12-oo08, e ka marre duke shkaktuar shkelje te nenit 102 paragrafit 3, bazuar në faktin se, arsyetimi ligjor nuk është i bazuar në argumente ligjore, dhe arsyetimi nuk është i mjaftueshëm dhe bindes, Këtë fakt e vërtetojmë me dëshmi relevante, të cilat e vërtetojnë të kundërtën e asaj qe kishte deklaruar Kolegji i Ankesave, se ankesa e AKP-se si ishte e parashtruar jashtë afatin kohor dhe si te tille duhet te hedhet poshtë (ankesa) si e papranueshme, Në ketë rast, parashtruesi, më 24 tetor 2013 e kishte dorëzuar kërkesën në njërën prej filialeve të Postës së Kosovës, të cilën Gjykata e pranoi më 28 tetor 2013, Në këtë rast, data (dita) e dorëzimit të kërkesës do të merret 24 tetori 2013, data kur kërkesa është dorëzuar në filialen e Postës së Kosovës, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit nuk i përmbush kriteret procedurale për pranueshmëri, për shkak të dorëzimit të së njëjtës jashtë afatit kohor të paraparë më Ligj dhe me Rregullore të punës, Parashtruesi, gjithashtu, kishte kërkuar nga Gjykata të vendosjen e masës së përkohshme, Mirëpo përderisa kërkesa e parashtruesit hidhet poshtë si e papranueshme, për shkaqe procedurale, atëherë edhe kërkesa për masë të përkohshme nuk mund të jetë më objekt i shqyrtimit, prandaj kërkesa për vendosjen e masës së përkohshme ishte refuzuar

Parashtruesit:

Agjencia Kosovare e Privatizimit

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile