Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, ASC-10-0038, të 14 majit 2013

Nr. të lëndës KI 101/13

Parashtruesit: Veton Berisha

Shkarko:

Parashtruesi i kërkesës në kërkesën e parashtruar me 7 korrik 2013, kërkon ” vlerësimi i kushtetutshmërisë së vendimit të kontestuar me të cilin pretendohet se parashtruesit të kërkesës i është cenuar e drejta për gjykim të drejtë, e garantuar me nenin 31 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta) si dhe me nenin 6 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (në tekstin e mëtejmë: Konventa Evropiane)”, Gjykata konstaton që parashtruesi nuk e ka mbështetur pretendimin në baza kushtetuese, si dhe nuk ka provuar që të drejtat dhe liritë e tij themelore janë cenuar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme

Parashtruesit:

Veton Berisha

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile