Kërkesa është e bazuar në nenin 113,7 të Kushtetutës, nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr, 03/L-121, të 15 janarit 2009 (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin 56 të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës), Parashtruesi i kërkesës, më 1 qershor 2013, e dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, me ç’rast kërkoi nga Gjykata vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Kolegjit të Ankesave të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Parashtruesi i kërkesës nuk ka treguar se të cilat të drejta të tij kushtetuese i janë shkelur me vendimin e kontestuar, por thjesht vetëm kërkon nga Gjykata t’ia njohë të drejtën për 20% të privatizimit të NSH “Ramiz Sadiku”, Me Vendimin e Kryetarit, nr, GJR, KI,93/13, të 5 gushtit 2013, u caktua gjyqtari Altay Suroy si Gjyqtar raportues, Të njëjtën ditë, me Vendimin e Kryetarit, nr, KSH, KI 93/13, u caktua Kolegji shqyrtues, i përbërë nga gjyqtarët: Robert Carolan (kryesues), Ivan Čukalović dhe Enver Hasani, Gjatë shqyrtimit të dokumentacionit të dorëzuar nga parashtruesi i kërkesës, Gjykata Kushtetuese gjen se parashtruesi i kërkesës nuk i ka bazuar pretendimet e tij mbi baza kushtetuese, sepse nuk ka treguar në çfarë mënyre dhe si gjykatat e rregullta i kanë shkelur të drejta e tij të garantuara me Kushtetutë, Gjykata konsideron se arsyetimi i dhënë nga aktgjykimi i Kolegjit për Ankesa të Dhomës së Posaçme, duke iu përgjigjur pretendimeve të bëra nga parashtruesi, është i qartë dhe i arsyetuar mirë, Duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat e kërkesës së paraqitur, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në seancën e mbajtur më 21 tetor 2013, e shpalli kërkesën të papranueshme.
Mustafë Osmani
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile