Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Pml. nr. 33/2013, të 30 prillit 2013

Nr. të lëndës KI 80/13

Parashtruesit: Raim Gashi

Shkarko:

Parashtruesi, Raim Gashi, e parashtroi kërkesën në pajtim me nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke kontestuar Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Pml, nr, 33/2013, të 30 prillit 2013, si të nxjerrë në shkelje të “[…] dispozitave të procedurës penale, neni 403, paragrafi 1, pika 8 dhe 12 të Kodit Penal të Kosovës […]”, Parashtruesi pretendoi se “[…] dy aktgjykimet, Aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut P, nr, 212/2009, i 19,03,2010 dhe Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Kosovës, Ap, nr, 304/2010, i 27,06,2012, përmbajnë shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, nga neni 403, paragrafi 1, pika 8 dhe 12 i KPPPK-së, të cilat janë të natyrës absolute, Të dy aktgjykimet bazohen në prova të papranueshme– nuk është vërtetuar identiteti i klientit tim– pasi që ai nuk është kryes i veprës penale, Janë bërë edhe shkelje të ligjit penal, me faktin se ai u shpall fajtor dhe u dënua për një vepër, të cilën nuk e ka kryer, dhe për të cilën nuk ka asnjë provë në shkresat e lëndës, I tërë aktgjykimi fillon dhe përfundon me një grup njerëzish në Ferizaj, dhe pastaj pa asnjë bazë edhe i akuzuari Raim Gashi, i cili fare nuk ka të bëjë me këta të akuzuar,”, Sa i përket çështjes së pranueshmërisë së kërkesës, Gjykata konsideroi se kërkesa ishte e papranueshme sepse parashtruesi ka dështuar të paraqesë prova se procedurat përkatëse ishin në ndonjë mënyrë të padrejta apo arbitrare, Prandaj, Gjykata konkludoi se kërkesa ishte qartazi e pabazuar, në pajtim me nenin 113 (1) të Kushtetutës, nenin 48 të Ligjit për Gjykatën dhe rregullin 36 (1,c) të Rregullores së punës

Parashtruesit:

Raim Gashi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale