Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës Rev.nr.330/2008, të datës 06.01.2011

Nr. të lëndës KI 77/11

Parashtruesit: Mustafa Mazreku

Parashtruesi i ankesës ka pohuar se Gjykata Supreme, me Aktgjykimin Rev. Nr. 330/2008, të datës 06.01.2011, ia ka mohuar të drejtën për punë të cilën përndryshe Gjykata Komunale në Prizren me Aktgjykimin C. Nr .112/06, të datës 08.05.2007, dhe Gjykata e Qarkut, gjithashtu në Prizren, me Aktgjykimin AC. Nr. 296/07, të datës 02.06.2008, ia kishin njohur.

Parashtruesi i kërkesës gjithashtu pretendon se me aktgjykimin e Gjykatës Supreme janë shkelur të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës si në vijim: neni 24.1 (Barazia para ligjit); neni 31.2 (E drejta në gjykim të drejtë dhe të paanshëm); neni 102.3 (Gjykatat gjykojnë në bazë të Kushtetutës dhe ligjit); neni 49 (E drejta për punë dhe ushtrim të profesionit), si dhe është shkelur Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, neni 7 (Barabarësia para ligjit pa asnjë lloj diskriminimi). Gjithashtu sipas pohimit të paraqitësit të kërkesës është shkelur Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, neni 7, si dhe Konventa Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racial (nenet 2.1, 5 dhe 6).

Gjykata Kushtetuese nuk gjen fakte se Gjykata Supreme nuk ka “Gjykuar drejt dhe paanshëm” duke sjellë vendimin si në revizionin e lartshënuar dhe nuk konstaton se me atë vendim të janë shkelur të drejtat e garantuara me Kushtetutë.

Bazuar në këto rrethana, rrjedhimisht, Gjykata Kushtetuese duke e çmuar kërkesën si qartazi të pabazuar nuk deklarohet lidhur me shkeljen eventuale të Konventës Evropiane të Drejtave të Njeriut (neni 7) dhe as të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut (neni 7), që janë drejtpërdrejt të zbatueshme në Sistemin Juridik të Kosovës, e që sipas z .Mazreku pretendohet të jenë shkelur.

Në këto rrethana, parashtruesi i ankesës nuk ka “argumentuar në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij”, andaj Kolegjit shqyrtues i propozoj që përputhje me rregullin 36, paragrafi 2, pika c dhe d, kërkesën ta refuzojë si qartas të pabazuar.

Parashtruesit:

Mustafa Mazreku

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile