Parashtruesi i kërkesës parashtroi parashtresë në bazë të nenit 113,7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 22 të Ligjit nr, 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, të 15 janarit 2009, Më 10 prill 2013, parashtruesi i ka parashtruar kërkesë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, me të cilën ka kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Parashtruesi i kërkesës thekson se me këtë aktgjykim të Gjykatës Supreme janë shkelur këto nene: nenet 24 (Barazia para Ligjit) dhe 31 (E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm) të Kushtetutës, si dhe neni 6 (E Drejta për Proces të Drejtë) i Konventës për të Drejtat e Njeriut e neni 10 (E Drejta e Barabartë për Gjykim të Drejtë dhe Publik) i Deklaratës Universale për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, Me Vendimin e Kryetarit (nr, KI 54/13, të 16 prill 2013), gjyqtari Ivan Čukalović u emërua Gjyqtar raportues, Në të njëjtën ditë, me Vendimin e Kryetarit, nr, KSH 54/13, u emërua Kolegji shqyrtues i përbërë nga gjyqtarët: Altay Suroy (gjyqtar kryesues), Snezhana Botusharova dhe Arta Rama Hajrizi, Gjatë shqyrtimit të rastit, Gjykata konstatoi se parashtruesi i kërkesës nuk ka sjellë prova te duhura me të cilat do të mbështeste pretendimet e tij se Gjykata Supreme dhe organet e tjera gjyqësore i kanë shkelur të drejtat elementare të njeriut, të garantuara me Kushtetutë, Nga kjo rrjedh se kërkesa e parashtruesit është qartazi e pabazuar, Duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat e kërkesës së parashtruar, Gjykata Kushtetuese, në seancën e 16 tetorit 2013, përfundoi se kërkesa është e pabazuar, meqenëse faktet e paraqitura në asnjë mënyrë nuk e arsyetojnë pretendimin për shkeljen e ndonjë të drejte kushtetuese
Gani Alidema
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile