Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimi i Kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës A. Br. 1239/2010 të 23 marsit 2011

Nr. të lëndës KI 63/11

Parashtruesit: Veli Kuqi

Shkarko:

Parashtruesi i kërkesës e parashtroi kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës së Kosovës duke kontestuar Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës A. nr. 1239/2010 të 23 marsit 2011 me të cilin u hodh poshtë kërkesa për kompensimin e dëmit nga MPMS për shkak të ndërprerjes së pagesës së pensionit të parakohshëm të pleqërisë dhe pensionit invalidor në kohëzgjatje prej 11 vjetësh. Parashtruesi i kërkesës kërkon që përveç pranimit të së drejtës për pension invalidor Gjykata t’ia pranojë edhe pensionin e parakohshëm të pleqërisë të cilën e ka arritur për shkak të plagosjes në vitin 1981 kur ishte shpallur invalid ushtarak në kohë të paqes me shkallën e dëmtimit të shëndetit prej 40 %.

Duke vendosur në lidhje me kërkesën e parashtruesit të kërkesës Veli Kuqi, pas shqyrtimit të procedurës në tërësi Gjykata Kushtetuese nuk ka gjetur se procedurat përkatëse pranë gjykatave të rregullta kanë qenë në ndonjë mënyrë të padrejta apo arbitrare. Prandaj Gjykata konkludoi se kërkesa është qartazi e pabazuar pasi që faktet e paraqitura në asnjë mënyrë nuk e arsyetojnë pretendimin për shkeljen e të drejtave kushtetuese.

Parashtruesit:

Veli Kuqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative