Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 11/2013, të 23 korrikut 2013

Nr. të lëndës KI 192/13

Parashtruesit: Hatixhe Avdyli

Shkarko:

Në Aktgjykimin e saj, Gjykata Supreme miratoi revizionin e paditësit V, A, dhe ndryshoi Aktgjykimet e Gjykatës Komunale në Prishtinë dhe të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, duke hedhur poshtë kështu kërkesëpadinë e Parashtruesit si të pabazuar, Parashtruesi kishte parashtruar një kërkesëpadi në Gjykatën Komunale në Prishtinë ku kishte kërkuar të anulohet kontrata e shitblerjes për blerjen banesës, të vërtetohet se parashtruesja është bartëse e së drejtës së shfrytëzimit të banesës, dhe të obligohet e paditura që parashtrueses t’ia dorëzojë në posedim të lirë banesën si dhe të bartë shpenzimet procedurale, Përvec kërkesës për vlerësimin e kushtetuetshmërisë të Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Parashtruesja kërkon nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës që të vendosë masë të përkohshme, përkatësisht të pezullojë ndonjë veprim ose ekzekutim të mëtutjeshëm deri sa Gjykata të marrë një vendim në lidhje me Kërkesën, Gjykata vëren se parashtruesja nuk ka paraqitur ndonjë argument dhe as nuk ka paraqitur ndonjë evidencë pse dhe si masa e përkohshme është e nevojshme për të evituar rreziqe ose dëme të pariparueshme ose nëse marrja e këtyre masave të përkohshme është në interes publik, ashtu siç kërkohet me nenin 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, Prandaj, Gjykata konstaton se kërkesa për masë të përkohshme duhet të refuzohet si e pabazuar, Ky konstatim nuk pengon Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar pranueshmërinë e kërkesës

Parashtruesit:

Hatixhe Avdyli

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile