Kërkesa bazohet në Nenin 113,7 të Kushtetutës, Neni 20 i Ligjit dhe rregullin 56 të Rregullores së punës, Parashtruesit, ndër të tjera, kërkuan nga Gjykata që të anuloj vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës sepse vendimi në fjalë vërtetonte vendimin e Korporatës Energjetike të Kosovës për ndërprerje të kontratës së punës dhe kështu ua cenonte atyre të drejtën në punë, Gjykata theksoi se kërkesat e disa prej parashtruesve në këtë rast nuk përkonin me juridiksionin kohor të Gjykatës dhe si të tilla ishin ratione temporis të papajtueshme me Kushtetutën, Kurse për kërkesat e parashtruesve tjerë, Gjykata konstatoi se ishin të paafatshme për shkak se ishin dorëzuar pas afatit ligjor prej (4) katër muajve, Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata bazuar në Nenin 113,7 të Kushtetutës, Nenet 49 dhe 56 të Ligjit dhe rregullat 36 (1) b) dhe (3) h) e 56 (2) të Rregullores së punës vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtruesve të papranueshme
Enver Gashi, Shefqet Bici, Ibush Gela, Mustafë Emini
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është ratione temporis jashtë juridiksionit të Gjykatës
Civile