Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë te Aktvendimit te Gjykatës Supreme te Kosovës AU. Nr. 415/2010 te 27 majit 2010

Nr. të lëndës KI 35/11

Parashtruesit: Unioni i Boshnjakeve te Kosoves

Parashtruesi, Unioni i Boshnjakëve të Kosovës (UBK) e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës duke pretenduar se me aktvendimin e Gjykatës Supreme atij i ishte shkelur e drejta për ankesë duke ia refuzuar të drejtën Parashtruesit për tu ankuar ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili e kishte mbështetur vënien e gjobës për UBK nga Zyra për Regjistrimin e Partive Politike (ZRPP). Gjykata Supreme kishte vendosur se, sipas ligjit, ankesa e UBK-së ishte e papranueshme sepse gjoba e vënë ishte nën pragun prej 5000 Eurosh për këto çështje. Si përgjigje, PZAP kishte ofruar dokumentacion mbështetës dhe sqarues lidhur me vendimin e vet si dhe për të dëshmuar se të njëjtat kritere janë zbatuar edhe për partitë e tjera politike, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme sepse Parashtruesi nuk ishte ankuar brenda afatit kohor prej 4 muajsh të përcaktuar në nenin 113.7 të Kushtetutës dhe nenin 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, që u është vënë në dispozicion subjekteve juridike sipas nenit 21.4 të Kushtetutës (që u jep subjekteve juridike të njëjtat të drejta sikurse individëve)

Parashtruesit:

Unioni i Boshnjakeve te Kosoves

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative