Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë se nenit 14.1.7 te Ligjit nr. 03/L-179 për Kryqin e Kuq te Republikës së Kosovës.

Nr. të lëndës KI 118/10

Përmbledhje

Parashtruesi, Shoqata e Sigurimeve të Kosovës, ka parashtruar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se caktimi i pagesës prej 1% të vlerës për kompanitë e sigurimeve për të gjitha bruto premitë e sigurimeve, sipas nenit 14.1.7 të Ligjit Nr. 03/L-179 për Kryqin e Kuq të Kosovës, ishte një privim i padrejtë që shkelte nenet 3, 10, 24, 49 dhe 119.2 të Kushtetutës. Parashtruesi i kërkesës po ashtu kërkojë marrjen e masës së përkohshme për ndalimin e zbatimit të këtij Ligji deri në marrjen e vendimit për ketë Kërkesë, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme sipas nenit 113.7 të Kushtetutës, nenit 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregullës 36 të Rregullores së Punës sepse parashtruesi nuk ishte person fizik ose juridik, të drejtat kushtetuese të të cilit ishin shkelur ose prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga masa apo akti i autoritetit publik, duke cituar rastet Universiteti AAB-RIINVEST SHPK kundër Qeverisë së Kosovës dhe Vanek kundër Republikës së Sllovakisë. Gjykata theksoi se Kushtetuta nuk parasheh parashtrimin e një actio popularis, ku një individ i paprekur do të mund të parashtronte ankesë abstrakte

Parashtruesit:

Shoqata e Sigurimeve te Kosovës

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa nuk është paraqitur nga një palë e autorizuarKërkesa nuk është paraqitur nga një palë e autorizuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile