Aktgjykim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Ac. nr. 95/2011, të 8 dhjetorit 2011

Nr. të lëndës KI 52/12

Përmbledhje

Parashtruesja e kërkesës paraqiti kërkesë në pajtim me nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke kontestuar Vendimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës Ac, Nr, 95/2011, të 8 dhjetorit 2011, sepse as parashtruesja dhe as Prokurori Publik nuk ishin ftuar që të marrin pjesë në procedurë, Në veçanti, parashtruesja pretendon se ”nga aktvendimi i Gjykatës së Qarkut në Prizren I,A,GJ, nr, 2/2009-16, të 19,01,2010 dhe nga procesverbali i shqyrtimit kryesor, pa mëdyshje rezulton se parashtruesja dhe Prokurori Publik i Qarkut në Priyren as që janë ftuar dhe as nuk kanë marrë pjesë në gjykim, megjithëse pjesëmarrja e tyre ka qenë e detyrueshme, në pajtim me dispozitat e nenit 4,2 të Rregullores së UNMIK-ut nr, 2004/29 për Mbrojtje Kundër Rrëmbimit Ndërkombëtar të Fëmijëve, Kjo rregullore është mbështetur ekskluzivisht në Konventën për Aspektet Civile të Rrëmbimit Ndërkombëtar të Fëmijëve, të 25,10,1980,”, Në çështjen e pranueshmërisë së kërkesës, Gjykata konstatoi se parashtruesja kishte përmbushur kushtet procedurale për pranueshmëri, Në lidhje me meritat e kërkesës, Gjykata konstatoi se prania e bashkëshortit të saj dhe avokatit të tij në procedurën në Gjykatën e Qarkut në Prizren e ka vënë parashtruesen në pozitë substancialisht të pafavorshme përballë bashkëshortit të saj, pasi që ajo nuk ka pasur mundësi të paraqesë argumente dhe prova dhe t’i kontestojë parashtresat e bashkëshortit të saj gjatë rrjedhës të procedurës, Përveç kësaj, Gjykata konstatoi se parashtruesja duke mos qenë e pranishme në procedurat gjyqësore, ajo nuk kishte mundësi ta hedh poshtë deklaratën e bashkëshortit të saj dhe të palëve tjera të interesuara dhe i ishte privuar mundësia të bindë Gjykatën e Qarkut që fëmijët duhet kthyer në vendin e tyre të banimit të përhershëm në Austri, në përputhje me Konventën e Hagës, Sipas mendimit të parashtrueses, kjo situatë përbën shkelje të së drejtës së saj për një gjykim të drejtë

Parashtruesit:

Adije Iliri

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Shkelje e të drejtave kushtetuese

Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile