Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit të Gjykatës Supreme, Pn. nr. 181/2011, të datës 31 mars 2011

Nr. të lëndës KI 62/11

Parashtruesit: Çlirim Grezda

Parashtruesi, Z. Qlirim Grezda, ka parashtruar Kërkesë në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke kontestuar Aktvendimin e Gjykatës Supreme Pn. nr. 181/2011, të datës 31 mars 2011, si të marrë me shkelje të të drejtave të tij të garantuara me nenin 21 [Parimet e përgjithshme], nenin 23 [Dinjiteti njerëzor], 29 [E drejta për liri dhe siguri] si dhe nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës, si dhe nenin 6 [E drejta për proces të rregullt] të KEDNJ-së, sepse “nuk ka pasur dyshim të bazuar për kryerjen e veprës penale, si dhe rrjedhimisht, nuk ka pasur arsye ligjore që Gjykata e Qarkut të vendosë masën e paraburgimit; vendimi për fillimin e hetimeve nuk i është dorëzuar menjëherë dhe pa vonesë Parashtruesit, ashtu që nuk është informuar për akuzat e sakta ndaj tij; si dhe nderi, prestigji, autoriteti dhe dinjiteti i tij janë cenuar nga deklarata e shtypit e nxjerrë nga Policia e Kosovës dhe publikimi i asaj informate në faqen e internetit të Policisë së Kosovës.“
Në lidhje me çështjen e pranueshmërisë së Kërkesës, Gjykata theksoi që Kërkesa është e papranueshme, sepse Parashtruesi nuk kishte arritur të dorëzojë prova që procedurat përkatëse kishin qenë në çfarëdo mënyre të padrejta apo të njollosura me arbitraritet. Kështu, Gjykata vërejti që Kërkesa ishte qartazi e pabazuar, në bazë të Rregullit 36 (1.c) të Rregullores së Punës. Për më tepër, sa i përket kërkesës për masë të përkohshme, theksoi Gjykata, duke marrë parasysh që Kërkesa u hudh poshtë si e papranueshme, Parashtruesi nuk ka të drejtë të kërkojë masa të përkohshme, sipas Rregullit 54 (1) të Rregullores së Punës.

Parashtruesit:

Çlirim Grezda

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale