Parashtruesi pretendon se Gjykata Komunale në Gjakovë, Gjykata e Qarkut në Pejë dhe Gjykata Supreme e kishin shkelur të drejtën për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, siç garantohet me nenin 31 të Kushtetutës dhe me nenin 6 (1) të KEDNJ-së, Parashtruesi pretendon se ekspertiza në të cilën janë mbështetur gjykatat gjatë gjykimit kishte dështuar të përcaktojë nëse shoferët e ndryshëm të përfshirë në aksidentin e komunikacionit rrugor kishin qenë nën ndikimin e alkoolit, dhe se kjo ekspertizë e mangët kishte çuar në një interpretim të gabuar të rrethanave të aksidentit, Parashtruesi i kërkesës pretendon se, duke i mohuar atij një rigjykim në bazë të ekspertizës së tij të pavarur, gjykatat kanë shkelur të drejtën e tij për një gjykim të drejtë, Gjykata vlerëson se kërkesa nuk është dorëzuar në mënyrë ligjore, sepse ajo nuk është dorëzuar brenda afatit katër mujor, të përcaktuar me Ligj dhe me Rregullore të punës, prandaj ajo duhet të hedhet poshtë si e papranueshme pasi që është e pa afatshme
Miftar Krasniqi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është paraqitur pas afatit
Penale