Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Ka. nr. 417/11, të 23 marsit 2012

Nr. të lëndës KI 56/12

Parashtruesit: Shkelqim Devolli, Blerim Devolli, Ismet Bojku

Shkarko:

Parashtruesit e kërkesës, z. Shkelqim Devolli, Blerim Devolli dhe Ismet Bojku, e parashtruan kërkesën e tyre bazuar në nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës, duke e kontestuar vendimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Ka. nr. 417/11, të 23 marsit 2012, me pretendim se ishte marrë në kundërshtim me të drejtat e tyre të garantuara me nenin 6 [E Drejta për një Proces të Rregullt] të KEDNJ, sepse parashtruesit nuk kanë mundur ta ballafaqojnë një nga dëshmitarët kyç të Prokurorisë, mbrojtja ka ofruar mjaft argumente që dëshmon pafajësinë e parashtruesve si dhe Zyra e Prokurorit i ka kontribuuar fushatës publike kundër parashtruesve. Për më tepër, parashtruesit kërkuan nga Gjykata që të caktojë masën e përkohshme
Sa i përket pranueshmërisë së kërkesës, Gjykata vendosi se kërkesa ishte e pabazuar, sepse parashtruesit nuk kishin dorëzuar dëshmi se procedurat përkatëse ishin në ndonjë mënyrë të padrejta apo arbitrare. Prandaj, Gjykata vendosi se kërkesa ishte qartazi e pabazuar sipas rregullit 36 (1.c) të Rregullores së Punës. Për më tepër, gjykata vërejti se rasti ishe ende në pritje në gjykatat e rregullta, ku parashtruesit do të ishin ende në gjendje të ushtronin ankesa para gjyqtarit të rastit për shkeljet e pretenduara të të drejtave të tyre gjatë periudhës paraprake. Prandaj, Gjykata konsideron se ende nuk ka ndonjë vendim final i cili do të kontestohej në gjykatë. Për më tepër, sa i përket kërkesës për masë të përkohshme, Gjykata vendosi se duke e marrë parasysh se kërkesa ishte shpallur e papranueshme, parashtruesit nuk kanë të drejtë të kërkojnë masa të përkohshme sipas nenit 54 (1) të Rregullores së punës

Parashtruesit:

Shkelqim Devolli, Blerim Devolli, Ismet Bojku

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale