Kërkesa bazohet në Nenin 113,7 të Kushtetutës, Nenet 20, 22,7 dhe 22,8 të Ligjit dhe rregullin 56 (2) të Rregullores së punës, Parashtruesi, ndër të tjera, pohoi se vendimet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës përkitazi me lartësinë e pagës e tij si kryetar i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës nuk janë të bazuara në ligj dhe si të tilla shkelin të drejtën e tij kushtetuese në punë dhe ushtrim të profesionit, Parashtruesi, po ashtu kërkoi nga Gjykata që të jap mendim ligjor përkitazi me lartësinë e pagës së tij si kryetar i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, Gjykata konstatoi se parashtruesi nuk kishte shteruar të gjitha mjetet juridike sa i përket vendimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës përkitazi me lartësinë e pagës së tij, Kurse sa i përket mendimit ligjor, Gjykata nënvizoi se është e diskutueshme nëse mund të paraqitet një kërkesë e tillë për mendim këshillëdhënës nga parashtruesi si palë individuale, duke parashtruar kërkesën sipas nenit 113,7 të Kushtetutës, Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata bazuar në Nenin 113,7 të Kushtetutës, Nenin 47,2 të Ligjit dhe rregullin 36 (1) a) të Rregullores së punës vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtruesit të papranueshme
Sahit Sylejmani
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Nuk janë shterur mjetet juridike
Civile