Parashtruesit parashtruan kërkesë në pajtim me nenit 113.7 të Kushtetutës së Kosovës, duke pretenduar se të drejtat e tij nga neni 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] dhe 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor ], të Kushtetutës dhe neni 6 [E Drejta për Proces të Rregullt] në lidhje me nenin 13 [E Drejta në Mjet Efektiv] të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe Protokollet e saj, ishin shkelur me vendimet e Gjykatës së Qarkut në Pejë, të cilat konstatuan se ankesa kundër vendimit gjyqësor për konfirmimin e aktakuzës do të lejohej, nëse aktakuza ishte hedhur poshtë, në pajtim me nenin 317(2) të KPPP.
Gjykata i bashkoi kërkesat, në pajtim me rregullin 37 (1) të Rregullores së punës. Gjykata më tutje konsideroi se kërkesa ishte e papranueshme sepse parashtruesit dështuan të ofrojnë dëshmi që procedurat relevante ishin në ndonjë mënyrë të padrejta ose të prekura nga arbitrariteti. Prandaj, Gjykata konsideroi se kërkesa ishte qartazi e pabazuar, në pajtim me rregullin 36 (1.c) të Rregullores së punës. Përveç kësaj, sa i përket pajtueshmërisë së ligjeve, d.m.th. të KPPK-së me Kushtetutën, Gjykata vëren se vetëm palët e autorizuara nga neni 113.2 të Kushtetutës kanë të drejtë ta parashtrojnë këtë çështje. Prandaj, parashtruesit nuk janë palë e autorizuar sipas nenit 113.2 të Kushtetutës. Sidoqoftë, parashtruesit mundën të ngrenë çështjen e pajtueshmërisë së ligjit me Kushtetutën në gjykatat e rregullta, se kush është i autorizuar sipas nenit 113.8 të Kushtetutës të referojë çështje në Gjykatën Kushtetuese.
Neki Myha dhe Nijazi Xharavina
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Penale