Kërkesa bazohet në Nenin 113,7 të Kushtetutës, Nenin 20 të Ligjit dhe rregullin 56 (2) të Rregullores së punës, Parashtruesit, ndër të tjera, pohuan se vendimet e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës që përcaktonin afatin për kryerjen e studimeve ishin të padrejta dhe si të tilla cenonin të drejtën e tyre për t’u arsimuar, Gjykata theksoi se për realizmin e të drejtave të tyre kushtetuese, parashtruesit duhet t’i shterojnë mjetet juridike tek organet kompetente; dhe se vetëm pas shterjes së mjeteve juridike ata mund t’i drejtohen Gjykatës brenda afatit katër mujor të paraparë me Ligjin përkatës, Gjykata, konstatoi se parashtruesit e kërkesës nuk kanë dorëzuar kërkesën e tyre brenda afatit ligjor, Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata bazuar në Nenin 113,7 të Kushtetutës, Nenet 49 dhe 19,4 të Ligjit dhe rregullin 36 (1) b) të Rregullores së punës vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtruesve të papranueshme
Shpend Zajmi, Avni Kryeziu dhe 19 të tjerë
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është paraqitur pas afatit
administrative