Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Urdhrit SCC-0041, të datës 27 prill 2011, të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që kanë të bëjnë me Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit

Nr. të lëndës KI 65/11

Parashtruesit: Holding Corporation “Emin Duraku”

Parashtruesi i kërkesës pretendon se neni 25,7 i UA të UNMIK-ut 2008/6 është në shkelje të nenit 5 [Gjuhët]; të nenit 7 [Vlerat; mosdiskriminimi]; të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme], të nenit 23 [Dinjiteti i Njeriut]; të nenit 24 [Barazia Para Ligjit]; të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]; të nenit 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor] të Kushtetutës; dhe të nenit 6 [E Drejta për Gjykim të Drejtë], në pajtim me nenin 14 [Ndalimi i Diskriminimit] të KEDNJ-së, Për më tepër, parashtruesi i kërkesës pretendon se nuk është në dijeni të ndonjë rasti në botë, ku pala detyrohet t’i drejtohet gjykatës në një gjuhë jozyrtare, Fakti se kërkesat e paraqitura në gjyq duhet të përkthehen në gjuhën angleze, me shpenzimet e palës që paraqet kërkesat, përkundër dhe krahas gjuhëve zyrtare, është një padrejtësi themelore, Për më tepër, në bazë të nenit 53 të Kushtetutës, në pajtim me nenin 41 të KEDNJ-së, parashtruesi i kërkesës kërkon nga Republika e Kosovës që t’i paguhen 20,000 euro dëmshpërblim për dëmet që parashtruesi i kërkesës pretendon t’i ketë pësuar, Në rastin aktual, Gjykata gjen se rasti i parashtruesit të kërkesës është ende në pritje në Dhomën e Posaçme dhe se shqyrtimi i rastit është planifikuar për datën 12 tetor 2012, Rrjedhimisht, parashtruesi i kërkesës nuk i ka shteruar të gjitha mjetet e mundshme nën ligjin e zbatueshëm, siç kërkohet nga neni 113,7 i Kushtetutës dhe nga neni 47 (2) i Ligjit dhe Gjykata shpalle kërkesën si të papranueshme

Parashtruesit:

Holding Corporation “Emin Duraku”

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative