Aktgjykim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së neneve: 90, 95 (1.6), 110, 111 dhe 116, të Ligjit për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare, Nr. 04/L-093, të 12 prillit 2012

Nr. të lëndës KO 97/12

Parashtruesit: Avokati i Popullit

Parashtruesi i kërkesës e parashtroi kërkesën në pajtim me nenin 113,2 (1) të Kushtetutës së Kosovës, duke e kontestuar kushtetutshmërinë e neneve 90, 95 (1,6), 110, 111 dhe 116 të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare, Nr, 04/L-093, të 12 prillit 2012, sepse “[…] Ligji për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare, kryesisht në kapitullin II të tij, lejon OJQ-të institucione mikrofinanciare, të transformohen në shoqëri aksionare, gjegjësisht në subjekte private, në kundërshtim me qëllimin e themelimit të tyre, Si i tillë, ky ligj shkel parimet kushtetuese, shkel parimet ndërkombëtare të ligjit joprofitabil dhe është në kundërshtim me legjislacionin e zbatueshëm në Kosovë që rregullon lirinë e asociimit në OJQ, dhe vë në rrezik të ardhmen e sektorit të shoqërisë civile në përgjithësi”, Pasi parashtruesi ishte palë e autorizuar, e ka përmbushur afatin e nevojshëm kohor për të parashtruar kërkesë në Gjykatë dhe me saktësi ka përshkruar shkeljen e pretenduar të Kushtetutës, duke përfshirë ligjin e kontestuar të Kuvendit, Gjykata i vlerësoi meritat e kërkesës, Në këtë drejtim, Gjykata vendosi që nenet 90, 95 (1,6), 110, 111 90, 95 (1,6), 110, 111 dhe 116 të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare, Nr, 04/L-093, të 12 prillit 2012, nuk janë në përputhje me nenin 10 [Ekonomia], me nenin 44 [Liria e Asociimit] dhe me nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; sepse transformimi i OJQ-ve në një shoqëri aksionare do të devijojë qëllimin fillestar të ekzistencës së OJQ-ve dhe mund të dëmtojë seriozisht një nga elementet themelore të demokracisë

Parashtruesit:

Avokati i Popullit

Lloji i kërkesës:

KO - Kërkesë nga organet shtetërore

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Shkelje e të drejtave kushtetuese

Neni 10 - Ekonomia, Neni 44 - Liria e Asociimit , Neni 46 - Mbrojtja e Pronës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative