Aktgjykim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së neneve 35, 36, 37 dhe 38 të Ligjit për shpronësimin e pronës së paluajtshme, Nr. 03/L-139

Nr. të lëndës KO 04/11

Parashtruesit: Gjykata Supreme e Kosovës

Parashtruesja paraqiti kërkesën bazuar në Nenin 113.8 të Kushtetutës, duke pohuar se Nenet 35, 36,37 dhe 38 të Ligjit për shpronësim janë në kundërshtim me 102 (5)të Kushtetutës. Parashtruesja theksoi se nenet e kontestuara kërkojnë që palët në procedurë të paraqesin ankesa në gjykatë komunale, nëse vendimi është nxjerrë nga organi komunal, dhe në Gjykatën Supreme, nëse vendimi për shpronësim është nxjerrë nga Qeveria. Parashtruesja më tej theksoi se ankesa mund të paraqitet kundër vendimeve të Gjykatës Supreme, edhe pse nuk ka dispozita për ankesë kundër një vendimi të Gjykatës Supreme të lejuar me Kushtetutë. Parashtruesja pohoi se palët në procedurë janë vënë në pozitë të pabarabartë; kur gjykata komunale merr një vendim, palët kanë të drejtë t’i shfrytëzojnë të gjitha mjetet juridike, duke përfshirë mjetet juridike në Gjykatën Supreme, por kur vendimi i shkallës së parë merret nga Gjykata Supreme, nuk është e qartë cila është gjykata e juridiksionit të apelit. Si rrjedhojë, sipas parashtrueses, nenet 35,36,37 dhe 38 të Ligjit për shpronësim janë në kundërshtim me nenin 24 (1) të Kushtetutës, i cili përcakton se të gjithë janë të barabartë para ligjit.

Se fundi, parashtruesja pohoi se zbatimi i dispozitave të kontestuara të Ligjit për shpronësim do të kishte ndikim negativ në numrin e madh të lëndëve të grumbulluara në Gjykatën Supreme. Parashtruesja tha se në kohën e përpilimit të kësaj kërkese kishte pasur rreth 200 lëndë për shpronësim.

Gjykata konstatoi se kërkesa ishte ishte e pranueshme sepse Gjykata Supreme bazuar në nenin 113.8 të Kushtetutës ishte palë e autorizuar dhe se kishte përmbushur tri kushte procedurale: (1) ligji i kontestuar duhej të zbatohej drejtpërsëdrejti nga parashtruesja në lëndën në shqyrtim e sipër; (2) ligjshmëria e ligjit të kontestuar ishte parakusht për marrjen e vendimit për lëndën në shqyrtim e sipër nga parashtruesja; (3) parashtruesja kishte saktësuar se cilat dispozita të ligjit konsideroheshin në kundërshtim me Kushtetutën.

Parashtruesit:

Gjykata Supreme e Kosovës

Lloji i kërkesës:

KO - Kërkesë nga organet shtetërore

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Mosshkelje e të drejtave kushtetuese

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative