Parashtruesit konsiderojnë se qëllimi i Ligjit për Amnisti është amnistia e personave nga ndjekja penale dhe amnistia e personave që nuk e kanë kryer dënimin e tyre para 20 qershorit 2013, Sipas tyre, Ligji: “[…] përfshin amnistinë e personave që kanë kryer gjithsej 67 (gjashtëdhjeteshtatë) vepra penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës, Kodi Penal i Kosovës (Rregullorja e UNMIK-ut 2003/25, datë 6 korrik 2003, dhe Rregullores së UNMIK-ut nr, 2004/19 mbi ndryshimin e Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës, Ligjit Penal të KSAK G, Zyrtare nr, 20/77 lidhur me Rregulloret e UNMIK-ut nr, 1999/24 dhe 2000/59 për ligjin në fuqi në Kosovë dhe të gjitha veprat penale të parapara me Kodin Penal të RSFJ-së”, Sipas pikëpamjes së parashtruesve, Ligji për Amnisti nuk ka paraparë një datë të fillimit, por vetëm ka paraparë datën e limitimit kohor të amnistimit të veprave të kryera para asaj date, Parashtruesit theksojnë se, në doktrinën juridiko-penale, arsyeja kryesore e sanksionimit të veprave penale është fokusi në mbrojtjen e integritetit shoqëror dhe personal nga veprimet e dëmshme që mund t’i cenojnë vlerat e caktuara, dhe pikërisht këtu edhe qëndron baza kryesore e parimit të ligjshmërisë në degën penale të çdo sistemi juridik, Duke marrë parasysh se Ligji për Amnisti përmban dispozita me të cilat personat që kanë kryer vepra penale që i kanë shkaktuar pasoja palës së dëmtuar, në procedurat penale janë të liruar nga ndjekja penale dhe nga vuajtja e plotë e dënimit, parashtruesit konstatojnë se amnistia e personave të tillë shkel të drejtën e palës së dëmtuar për të shfrytëzuar mjetet efektive juridike që lidhen me ushtrimin e të drejtës së tyre për ndjekje penale dhe të kompensimit individual, Sipas pikëpamjes së parashtruesve, krahas veprës penale kundër shtetit apo kundër rendit kushtetues dhe veprave që ndërlidhen me shkeljen e obligimeve fiskale dhe doganore, neni 3 [Kushtet për dhënien e amnistisë nga ndjekja penale dhe vuajtja e plotë e dënimit] i Ligjit përfshin veprat penale nga të cilat kanë mundur të shkaktohen, ose me të cilat është tentuar të shkaktohen, pasoja të dëmshme për cilindo qytetar të Republikës së Kosovës apo për shtetas të huaj, Gjykata vëren se parashtruesit pretendojnë që Ligji për Amnisti, Nr, 04/L-209, shkel Kushtetutën sa i përket përmbajtjes së tij dhe procedurës së ndjekur për miratimin e Ligjit, Sa i përket aspektit përmbajtjesor të ligjit të kontestuar parashtruesit e kërkesës, përkitazi me veprat e amnistuara me Ligjin për Amnisti, pretendojnë se ato janë në kundërshtim me nenin 31, paragrafi 1 e paragrafi 2; me nenin 32 dhe me nenin 24, paragrafi 1 e paragrafi 2, të Kushtetutës; si dhe në kundërshtim me nenin 6, paragrafi 1, në lidhje me nenet 13 dhe 14 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (KEDNJ), Parashtruesit e kërkesës, po ashtu, pretendojnë se disa nga veprat e amnistuara penale janë në kundërshtim me nenin 1 të Protokollit të Parë të KEDNJ-së, Gjykata Kushtetuese më 3 shtator 2013, vendosi njëzëri të shpallë kërkesën të pranueshme, njëzëri shpallë që, procedura e ndjekur për miratimin e Ligjit për Amnisti, Nr, 04/L-209, është në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me shumicë shpallë që Ligji për Amnisti, Nr, 04/L-209, për sa i përket përmbajtjes, është në pajtueshmëri me Kushtetutën, me përjashtim të këtyre neneve, të cilat shpallen të pavlefshme: 1,1,10 (Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë), 1,1,11 (Zjarr vënia), 1,1,15,10 (Falsifikimi i dokumenteve), 1,1,15,11 (Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve), 1,2,5 (Dëmtimi i pasurisë së luajtshme), 1,2,9,7 (Falsifikimi i dokumenteve zyrtare), 1,3,1 (Dëmtimi i sendit të huaj), 1,3,5,6 (Falsifikimi i dokumentit) dhe 1,3,5,7 (Falsifikimi i dokumentit zyrtar)
Albulena Haxhiu dhe 12 deputetë të tjerë
KO - Kërkesë nga organet shtetërore
Aktgjykim
Mosshkelje e të drejtave kushtetuese
Tjetër