Objekt i çështjes është vlerësimi, nga Gjykata Kushtetuese, i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Panelit për Lirim me Kusht, MD/PLK nr, 02/12, i 29 majit 2012, me të cilin është hedhur poshtë kërkesa e parashtruesit për lirim me kusht, Në kërkesën e tij, parashtruesi i ka propozuar Gjykatës Kushtetuese që të ndryshojë vendimin e Panelit për Lirim me Kusht, MD/PLK nr, 02/12, e 29 majit 2012, si dhe të miratojë kërkesën e tij për lirim me kusht, Në përfundim, parashtruesi as nuk e ka ndërtuar rastin e tij mbi ndonjë shkelje të ndonjë të drejte të tij të garantuar me Kushtetutë, e as nuk ka dorëzuar prova prima facie për një shkelje të tillë, Kjo Gjykatë nuk mund të shërbejë si interpretuese e zbatimit të duhur të ligjit vendas, Rrjedhimisht, kërkesa është qartazi e pabazuar, në pajtim me rregullin 36,1, (c) të Rregullores së punës, i cili përcakton: “(1) Gjykata mund t’i shqyrtojë kërkesat vetëm nëse: c) kërkesa nuk është qartazi e bazuar”
Mithat Lozhani
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Penale