Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Rev. nr. 228/2012 të 12 marsit 2013

Nr. të lëndës KI 67/13

Parashtruesit: Shaqir Prevetica

Shkarko:

Parashtruesi i kërkesës pretendonte se vendimet e gjykatave të rregullta ia kishin shkelur atij të drejtën për punë, të garantuar me nenin 49 të Kushtetutës, Parashtruesi nga Gjykata kishte kërkuar dëmshpërblim për kompensim të kohës së humbur në punë, Për më tepër, parashtruesi ankohej ndaj vendimeve të gjykatave të rregullta, përkitazi me, a) hedhjen poshtë të padisë së tij si të pasafatshme; dhe b) konstatimet e gjykatave lidhur me pohimet e ish-Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, se KHT Kosova ish-Sloga në Prishtinë ishte privatizuar dhe se likuidimi i ndërmarrjes së lartcekur ka hyrë në fuqi më 11 prill 2007, duke theksuar se deri më 25 prill 2013, likuidimi i ndërmarrjes në fjalë nuk kishte filluar për shkak se 20% ndaj punëtorëve të ndërmarrjes në fjalë nuk ishte realizuar, Gjykata, në këtë rast, rikujtoi se nuk është detyrë e saj që të vlerësojë ligjshmërinë e vendimeve të dhëna nga gjykatat e rregullta, përveç nëse vendimet e tilla janë nxjerrë në mënyrë arbitrare dhe të paarsyeshme, Detyrë e Gjykatës është që të vlerësoje nëse procedurat, në tërësinë e tyre, gjatë administrimit të drejtësisë, kanë qenë në pajtueshmëri me Kushtetutën, Pra, Gjykata Kushtetuese nuk është gjykatë e shkallës së katërt kur shqyrton vendimet e nxjerra nga gjykatat e rregullta, Është detyrë e gjykatave të rregullta t’i interpretojnë dhe t’i zbatojnë rregullat përkatëse të së drejtës procedurale dhe materiale (Shih, mutatis mutandis, Garcia Ruiz kundër Spanjës [GC], nr, 30544/96, paragrafi 28, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut [GJEDNJ] 1999-I), Përfundimisht, Gjykata gjeti se kërkesa e parashtruesit nuk i përmbushte kriteret për pranueshmëri, Andaj, në pajtim me nenin 48 të Ligjit dhe rregullin 36 (2) a) dhe b) të Rregullores së punës, kërkesën e deklaroi të papranueshme

Parashtruesit:

Shaqir Prevetica

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile