Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. 212/2011, të 15 prillit 2013

Nr. të lëndës KI 82/13

Parashtruesit: Ekrem Musliu

Shkarko:

Parashtruesi i kërkesës pretendon se Aktvendimi i Gjykatës Supreme të Kosovës (Rev, 212/2011, i 15 prillit 2013) përmes të cilit është hedhur si i palejuar revizioni i parashtruesit për arsye se vlera e objektit të kontestit të cilin paditësi e ka përcaktuar në padi nuk kalon shumën prej 1,600 DM, përkatësisht 800 €, ka shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës, Parashtruesi nuk qartësoi si dhe pse Aktvendimi i Gjykatës Supreme shkeli të drejtat e tij të garantuara me Kushtetutë, Prandaj, Gjykata konsideroi se faktet e paraqitura nga parashtruesi i kërkesës nuk e arsyetojnë në asnjë mënyrë pretendimin për shkelje të të drejtave kushtetuese dhe se parashtruesi i kërkesës nuk e ka mbështetur mjaftueshëm pretendimin e tij

Parashtruesit:

Ekrem Musliu

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile