Parashtruesi i kërkesës kërkon të realizojë të drejtën për disponim të lirë dhe të plotë të pasurisë së patundshme sipas kontratës shitblerëse, duke kërkuar zbatimin e Vendimit të Gjykatës së Rrethit në Pejë, A, 1174/56-57, të 17 tetorit 1957, Parashtruesi i kërkesës po ashtu i drejtohet Gjykatës me kërkesën për ndërprerjen e procedurës gjyqësore, e cila është duke u zhvilluar pranë Gjykatës Themelore në Pejë, Në rastin konkret, Gjykata vëren se Gjykata Komunale në Pejë me Vendimin e saj Nr, 137/08 të 17 nëntorit 2008 ka vendosur të pezullojë procedurën jokontestimore në mënyrë që parashtruesi i kërkesës të ushtrojë padi civile në gjykatën kompetente, Si rezultat i vendimit të lartcekur, parashtruesi i kërkesës ka ushtruar padi në gjykatën kompetente, ku ende është duke u zhvilluar procedura gjyqësore, Duke marrë për bazë faktin që rasti i parashtruesit të kërkesës është ende në shqyrtim e sipër në procedurë të rregullt gjyqësore pranë Gjykatës Themelore në Pejë, Gjykata konkludoi se kërkesa e parashtruesit është e parakohshme
Ibish Kastrati
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Nuk janë shterur mjetet juridike
Civile