Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës Pkl. nr. 135/09 të 22 shkurtit 2011

Nr. të lëndës KI 49/12

Parashtruesit: Muzafer Hetemi

Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se me vendimet gjyqësorë atij i janë shkelur të drejtat kushtetuese të garantuara me: Nenin 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], Nenin 24.1, 2 [Barazia para Ligjit], Nenin 31.2 [E drejta për Gjykim të Drejte dhe të paanshëm]; dhe Nenin 102.3 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Gjykata në këtë rast kishte vlerësuar që parashtruesi në të vërtet kishte dështuar të provojë se nga rrethanat objektive, pa fajin e tij, është penguar që ta parashtrojë kërkesën e tij në kohë, prandaj, barra e të provuarit bie mbi palën/palët që parashtrojnë kërkesat e tyre në Gjykatë. Gjykata me tutje kishte theksuar se Pala nuk mund ta arsyetojë vonesën e parashtrimit të kërkesës vetëm për qëllime të përfitimit të rishqyrtimit të çështjes së tij, pa e mbështetur atë me prova, që vërtet do ta arsyetonin shkakun për humbjen e afatit që është paraparë me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 36.1 (b) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Muzafer Hetemi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale