Parashtruesi kërkon vlerësimin e kushtetutshmërisë të Aktgjykimit të Gjykatës Supreme (Rev, nr, 121/2010, i 19 shkurtit 2013), me të cilin ishin vërtetuar aktgjykimet e Gjykatës Komunale në Gjakovë dhe të Gjykatës së Qarkut në Pejë, Me Aktgjykimin e Gjykatës Komunale në Gjakovë ishte refuzuar padia e parashtruesit të kërkesës dhe paditësve të tjerë për vërtetimin e pronësisë së paluajtshmërisë së paraardhësit të tyre, apo kompensimit me një pronë tjetër apo kompensimit në të holla, Parashtruesi i kërkesës pretendon se Aktgjykimi i Gjykatës Supreme (Rev, nr, 121/2010, i 19 shkurtit 2013) shkel të drejtat e tij, të garantuara me Kushtetutë, përkatësisht nenin 46 [Mbrojtja e Pronës], nenin 3 [Barazia para Ligjit] dhe nenin 24,1 [ Barazia para Ligjit] të Kushtetutës, Gjykata konsideroi se faktet e paraqitura nga parashtruesi i kërkesës nuk e arsyetojnë në asnjë mënyrë pretendimin për shkelje të të drejtave kushtetuese dhe se parashtruesi i kërkesës nuk e ka mbështetur mjaftueshëm pretendimin e tij
Muharrem Alija
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile