Parashtruesi i kërkesës ka parashtruar kërkesë për shfuqizimin e aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës nr. 1285/2011 të 30 dhjetorit 2011, me të cilën parashtruesit i është hequr e drejta për pension për persona me aftësi të kufizuar. Parashtruesi pretendon se më këtë vendim i janë shkelur të drejtat kushtetuese, duke mos specifikuar saktësisht dispozitat kushtetuese të cilat mund të ishin shkelur, Duke vendosur për kërkesën e parashtruesit Remzije Arifi, Gjykata Kushtetuese pas shqyrtimit të procedurës në tërësi, nuk ka gjetur se procedurat përkatëse të Komisioneve mjekësore të shkallës së parë dhe të dytë, të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies sociale dhe të Gjykatës Supreme të Kosovës në çfarëdo mënyre kanë qenë të padrejta apo arbitrare. Prandaj Gjykata ka vendosur se kërkesa është qartazi e pabazuar në pajtim me rregullin 36(2b) të Rregullores së Punës, sepse faktet e paraqitura në asnjë mënyrë nuk arsyetojnë pretendimin e shkeljes së të drejtave kushtetuese.
Remzije Arifi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile