Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 132/2009, të 17 janarit 2012

Nr. të lëndës KI 55/12

Parashtruesit: Avni Shabani

Parashtruesi i kërkesës, z. Avni Shabani, e dorëzoi kërkesën bazuar në nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës, duke e kontestuar Aktgjykimin e Gjykatës Supreme, Rev. nr. 132/2009, të 17 janarit 2012, duke pretenduar se ai u mor në kundërshtim me të drejtat e tij të garantuara nga neni 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës, sepse ka “[…] raste të shumta kur Gjykata Supreme me kërkesën e palëve të dëmtuara rritë këto shuma, ndërsa nuk kemi raste që i ka zvogëluar dhe ky rast është i pari që ka gjykuar Gjykata Supreme e Kosovës kësisoj. Me këtë Aktgjykim, paditësit i ka vënë në pozitë të pabarabartë me paditësit e tjerë […].”
Në lidhje me pranueshmërinë e kërkesës, Gjykata vendosi se kërkesa ishte e papranueshme, sepse parashtruesi nuk kishte dorëzuar prova se procedurat përkatëse ishin në ndonjë mënyrë të padrejta apo arbitrare. Prandaj, Gjykata vendosi se kërkesa ishte qartazi e pabazuar sipas rregullit 36 (1.c) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Avni Shabani

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile