Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. Nr. 11/2002, te 6 shkurtit 2002

Nr. të lëndës KI 54/11

Parashtruesit: Adem Qamili

Parashtruesi i kërkesës paraqiti një kërkesës në pajtim me nenet 113.7 dhe 21.4 të Kushtetutës, nenet 20, 22.7 dhe 22.8 të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese së Republikës së Kosovës të 15 janarit 2009.
Më 21 prill 2011, parashtruesi i kërkesës paraqiti një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Më 21 prill 2011, Kryetari e caktoi gjyqtarin Kadri Kryeziu Gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues të përbërë nga gjyqtarët: Snezhana Botusharova, prof. Dr. Enver Hasani dhe dr. Gjyljeta Mushkolaj.
Më 25 korrik 2001, Gjykata Komunale në Viti, me Aktgjykimin C. nr. 53/2001, e konfirmoi të drejtën paraprake të parashtruesit për ta blerë ngastrën kadastrale nr. 3089/1
Gjykata Komunale e urdhëroi N. A. të pajtohej me bartjen e të drejtës pronësore për ngastrën e kontestuar kadastrale.
Më 23 tetor 2001, Gjykata Komunale me Vendimin AC. nr. 128/01, e refuzoi ankesën e J. S. dhe N. A. dhe e konfirmoi Aktgjykimin C. nr. 53/2001.
Më 6 shkurt 2002, Gjykata Supreme, me aktgjykimin rev. nr. 11/2002, e miratoi revizionin e J. S. dhe N. A. dhe e anuloi Vendimin e Gjykatës së Qarkut në Gjilan, Ac. nr. 128/2001.
Gjykata Supreme pas shqyrtimit të Aktgjykimit të kontestuar ka vërtetuar që revizioni është i bazuar për shkak të zbatimit të gabuar të së drejtës materiale në këtë rast.
Parashtruesi i kërkesës pretendon se Gjykata Supreme, me Aktgjykimin Rev. nr. 11/2002 të 6 shkurtit 2002, me aplikimin e gabuar të LBPP ka shkelur disa nga të drejtat e tij kushtetuese: të drejtën e tij në [Barazi para Ligjit] garantuar me nenin 24 të Kushtetutës, [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] në bazë të nenit 31 të Kushtetutës, të drejtën e tij për mbrojtje gjyqësorë të garantuar me nenin 54 të Kushtetutës dhe drejtën e tij nga neni 22 i Kushtetutës, pasi që nuk është respektuar e drejta e tij për një gjykim të drejtë sipas nenit 6 paragrafi 1 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Gjykata pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur konstaton se Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Kosovës, Ac. nr. 128/2001, ishte miratuar më 6 shkurt 2002, pra para hyrjes së Kushtetutës në fuqi. (dmth. 15 qershor 2008), Gjykata nuk mund ta shqyrtojë një kërkesë që ka të bëjë me ngjarjet që kanë ndodhur para hyrjes në fuqi të Kushtetutës (shih Aktvendimin e Gjykatës për Papranueshmëri në Rastin nr. KI 18/10, Denic dhe të tjerët, të 17 gushtit 2011), Duke marrë parasysh të gjitha rrethanat e kërkesës së dorëzuar, Gjykata Kushtetuese e Kosovës në pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7 ë Kushtetutës, nenet 46, 47 dhe 48 të Ligjit dhe rregullave 36. (1a) dhe 36. (3c) të Rregullores së Punës, në seancën e mbajtur më 29 nëntor 2011 njëzëri ka vendosur ta hedhë poshtë kërkesën si të papranueshme

Parashtruesit:

Adem Qamili

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është ratione temporis jashtë juridiksionit të Gjykatës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile