Parashtruesi e kishte dorëzuar kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se Aktgjykimi i Gjykatës Supreme, A. Nr. 551 i datës 20 qershor 2011, me të cilin refuzohet padia e tij kundër vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës (A. 02/63/2011, të 17 majit 2011), kishte shkelur të drejtat e Parashtruesit, të garantuara me nenin 113.8 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës dhe nenin 6.1 [E Drejta për Gjykim të Drejtë] të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive themelore të Njeriut, Gjykata konsideroi se Parashtruesi i kërkesës është dashur, së pari, të ankohej në Gjykatën Supreme. Fakti se Parashtruesi i kërkesës nuk është ankuar në Gjykatën Supreme kundër shkeljes së pretenduar të të drejtave të tij për një gjykim të drejtë, tregon se nuk janë shteruar të gjitha mjetet e ofruara nga sistemi i rregullt ligjor, Gjykata kishte konstatuar se kërkesa e Parashtruesit nuk i përmbushte kërkesat për pranueshmëri të parapara në nenin 113.7 të Kushtetutës, nenin 47 (2) të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe rregullit 36 (1) të Rregullores së punës
Ministria e Shëndetësisë
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Nuk janë shterur mjetet juridike
administrative