Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Gjilan P. nr. 162/2003, të 7 prillit 2005, dhe të aktgjykimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës në Prishtinë Ap. nr. 393/2006, të 20 majit 2008, Nr. 4/09, të 16 shtatorit 2009, dhe PKL-KZI nr. 30/2010, të 1 shkurtit 2011

Nr. të lëndës KI 52/10

Parashtruesit: Arben KIQINA

Parashtruesi paraqiti kërkesën bazuar në Nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës duke pohuar se të drejtat dhe liritë e tij kushtetuese janë cenuar me aktgjykimet e gjykatave të rregullta të të gjitha shkallëve, me ç’rast parashtruesi ishte dënuar me burg lidhur me akuzat mes tjerash për kryerje të veprës penale të vrasjes. Parashtruesi pohoi se gjykatat e rregullta të të gjitha shkallëve kanë cenuar të drejtat dhe liritë e tij të garantuara me nenin 31 të Kushtetutës së Kosovës.

Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit ishte e papranueshme bazuar në Rregullin 36 të Rregullores së Punës për shkak se ishte qartazi e pabazuar. Gjykata vendimin e saj e arsyetoi duke theksuar se gjykatat e rregullta i kanë marrë parasysh dhe iu kanë përgjigjur ankesave të parashtruesit në çështje ligjore që kanë të bëjnë me pranimin e provave dhe vërtetësinë e tyre, vërtetimin e gjendjes faktike dhe zhvillimin e procedurës penale. Gjykata poashtu përsëriti se nuk është gjykatë e apelit apo gjykatë e shkallës së katërt dhe se vërtetimi i plotë dhe i drejtë i gjendjes faktike është juridiksion i gjykatave të rregullta. Duke cituar vendimin e GJEDNJ-së në rastin Mezotur-Tiszazugi Tarsulat kundër Hungarisë, Gjykata më tutje arsyetoi se fakti që parashtruesi është i pakënaqur me rezultatin e rastit nuk mund të ngrejë kërkesë të argumentueshme për shkelje të të drejtave dhe lirive kushtetuese. Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme.

Parashtruesit:

Arben KIQINA

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale