Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit P. nr. 162/03, të 7 prillit 2005, të Gjykatës së Qarkut në Gjilan; Aktgjykimit P.nr.628/04, të 8 marsit 2007, të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë; Aktgjykimit të Gjykatës Supreme Ap. nr. 393/2006, të 21 majit 2008; Aktgjykimit API. Nr. 04/2009, të 16 shtatorit 2009, të Kolegjit të Veçantë Penal të Gjykatës Supreme dhe Aktgjykimit të Gjykatës Supreme Ap. nr. 84/09, të 3 dhjetorit 2009

Nr. të lëndës KI 46/10

Parashtruesit: Sebahate Shala

Parashtruesja paraqiti kërkesën në emër të Këshillit Organizativ “Drejtësi për rastin Kiqina”, bazuar në Nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës duke pohuar se të drejtat dhe liritë kushtetuese të individëve që parashtruesja pohonte se i përfaqësonte në emër të Këshillit në fjalë janë cenuar me aktgjykimet e gjykatave të rregullta, me ç’rast ata individë ishin dënuar me burg për shkak se ishin shpallur fajtor ndër të tjera për kryerje të veprës penale të vrasjes. Parashtrusja pohoi se gjykatat e rregullta individëve në fjalë u kanë cenuar të drejtat dhe liritë të garantuara me nenet 21, 22, 29, 31 të Kushtetutës së Kosovës dhe nenin 6 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive themelore të Njeriut.

Gjykata konstaoti se kërkesa e parashtrueses ishte e papranueshme bazuar në Nenin 113.1 të Kushtetutës për shkak se parashtruesja nuk ishte palë e autorizuar. Gjykata vendimin e saj e arsyetoi duke theksuar se palët që parashtrojnë kërkesat në Gjykatë duhet të jenë pale të autorizuara dhe se duhet të provojnë se janë të prekura drejtpërdrejtë nga akti normative apo vendimi i kontestuar. Duke cituar praktikën e saj gjyqësore në rastin nr. KI51/10, Živić Ljubiša, vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimit të Kryetarit të Republikës së Kosovës për emërimin e z. Zdravković Goran anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në përfaqësim të komunitetit serb, Gjykata më tutje arsyetoi se aktet normative dhe vendimet nuk mund të kontestohen në mënyrë abstrakte pasi që Kushtetuta nuk parasheh actio popularis. Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtrueses si të papranueshme.

Parashtruesit:

Sebahate Shala

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa nuk është paraqitur nga një palë e autorizuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Criminal