Aktgjykim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktgjykimeve të Gjykatës Supreme Rev. nr. 196/2009, të 23 qershorit 2009; Rev. nr. 111/2009, të 2 qershorit 2009; Rev. nr. 370/2008, të 23 shkurt 2009 dhe Rev. nr. 264/2008, të 10 dhjetor 2009

Nr. të lëndës KI 53/11, KI 25/12, KI 100/12, KI 49/13

Parashtruesit: Isa Grajqevci, Fehmi Ajvazi, Musli Nuhiu dhe Ramadan Imeri

Shkarko:

Kërkesa bazohet në Nenin 113,7 të Kushtetutës, Nenin 20 të Ligjit dhe rregullin 56 të Rregullores së punës, Parashtruesit, ndër të tjera, pohuan se vendimet e gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës të cilat miratuan vendimin e Korporatës Energjetike të Kosovës për ndërprerje të njëanshme pagesave që Korporata në fjalë si punëdhënës ishte e detyruar t’ua paguaj atyre, ishin të padrejta dhe cenonin të drejtat e tyre në pronë dhe gjykim të drejtë dhe të paanshëm të garantuar me Kushtetutë, Gjykata, ndër të tjera, theksoi se parashtruesit si punëtorë në njërën anë, dhe Korporata Energjetike e Kosovës si punëdhënës në anën tjetër, kishin lidhur marrëveshje për ndërprerje të parakohshme të marrëdhënieve të punës; dhe se obligimi i Korporatës në fjalë si punëdhënës ishte që parashtruesve si ish-punëtorë t’ua paguaj një shumë të caktuar të të hollave deri në momentin e themelimit të fondit pensional dhe invalidor të Kosovës, Ndërkohë, Korporata Energjetike e Kosovës kishte vendosur që në mënyrë të njëanshme t’ua ndërpresë parashtruesve pagesën mujore që ishte parashikuar t’ua paguante atyre bazuar në marrëveshjen e nënshkruar nga Korporata Energjetike e Kosovës dhe parashtruesve, Për shkak të rrethanave të reja të krijuara, palët u përcaktuan për zgjidhje gjyqësore të mosmarrëveshjeve dhe çështja në fund u zgjidh nga Gjykata Supreme e Kosovës në dobi të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe në dëm të parashtruesve, Gjykata Kushtetuese, ndër të tjera theksoi, se pritjet e parashtruesve për t’u paguar me shumë të caktuar mujore ishin “legjitime’, dhe se vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës të cilat vërtetuan veprimin e njëanshëm të Korporatës Energjetike të Kosovës, cenonin ato “pritje legjitime, Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata konstatoi se në këtë rast, ishin cenuar të drejtat në pronë dhe gjykim të drejtë e të paanshëm të garantuara me Kushtetutë dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Parashtruesit:

Isa Grajqevci, Fehmi Ajvazi, Musli Nuhiu dhe Ramadan Imeri

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Shkelje e të drejtave kushtetuese

Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm , Neni 46 - Mbrojtja e Pronës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile