Vlerësim i kushtetutshmërisë së 8 (tetë) aktgjykimeve individuale të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës
Nr. të lëndës KI 51/09, KI 31/10, KI 68/11, KI 99/11, KI 112/11, KI 126/11, KI 07/12, KI 64/12
Parashtruesit: Vahide Hasani, Alltane Krasniqi, Fetije Berisha
Kërkesa bazohet në Nenin 113,7 të Kushtetutës, Nenin 20 të Ligjit dhe rregullin 56 të Rregullores së punës, Parashtrueset, ndër të tjera, pohuan se vendimet e gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës të cilat miratuan vendimin e Korporatës Energjetike të Kosovës për ndërprerje të pagesave ndaj tyre si trashëgimtare të burrave të tyre të ndjerë, ishin të padrejta dhe cenonin të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutë, Gjykata theksoi se nuk është detyrë e saj, sipas Kushtetutës, të veprojë si gjykatë apeli, apo gjykatë e shkallës së katërt, përkitazi me vendimet e nxjerra nga gjykatat e rregullta, Më tutje, Gjykata po ashtu theksoi se marrëveshjet për kompensim të përkohshëm nuk mund të barten tek parashtrueset e kërkesave sepse ato marrëveshje ishin lidhur nga burrat e tyre të ndjerë dhe jo nga vetë ato, Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata bazuar në Nenin 113,7 të Kushtetutës, Nenin 20 të Ligjit dhe rregullin 36 të Rregullores së punës vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtruesve të papranueshme
Vahide Hasani, Alltane Krasniqi, Fetije Berisha
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile